Lutfi Haziri falënderon deputetët që votuan pro impiantit për Gjilanin

Pas votimit të ratifikimit të marrëveshjes ndërkombëtare për trajtimin e ujërave të zeza nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës, ka reaguar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Mediafokus.info.

Haziri ka falënderuar deputetët për votimin pro impiantit për Gjilanin, sikurse edhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Investive Europiane e Qeverinë e Kosovës.

“Ratifikohet marrëveshja për Impiantin e ujërave të zeza në Gjilan dhe kolektorët e ujërave të zeza! #Falëmnderit #BERZH #EBI #EC #QeveriaeKosovës #KuvendiKosovës”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook.

Pwrndryshe, 84 deputetw tw Kuvendit i dhanw dritwn jeshile Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan. /Mediafokus.info/