Jep dorëheqje edhe u.d. i drejtorit Teknik të Telekomit

Pas zhvillimeve të fundit në Telekom, ka dhënë dorëheqje edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit Teknik në këtë ndërmarrje Halil Krasniqi.

KOHA merr vesh se dorëheqja e tij ka ardhur pas pakënaqësive për ndërhyrjen e bordit në punën e menaxhmentint. Halil Krasniqi ka qenë inxhinier që nga pas lufta në Telekom.

Krasniqi njëherësh është vëllai i gruas së Smajl Latifit, nënkryetarit të AAK-së.

Ndërkaq të martën është aprovuar dorëheqja e Burbuqe Hanës nga pozita e u.d. e Kryeshefes Ekzekutive në Telekom, si dhe u.d. të Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit, Feim Kelmendit.