Banorët e fshatit Vërbicë e Zhegocit falënderohen për intervenimin e shpejtë në hapjen e rrugëve

Banorët e fshatit Vërbicë e Zhegocit kanë falënderuar sot Komunën e Gjilanit, përkatësisht drejtorin e Shërbimeve Publike, për intervenimin e shpejtë në hapjen e disa rrugëve dhe rrugicave, të cilat ishin mbyllur nga shembjet e dheut, shkaku i reshjeve dhe vërshimeve të fundit.

Një ditë më parë, ata kishin postuar pamje të dheut dhe pengesave tjera në rrugë, ndërsa sot kanë postuar makinerinë duke bërë pastrimin e tyre.

‘Në emer të fshatit e falenderojmë drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça për intervenimin e menjëhershëm në sanimin e rrugëve pas vërshimeve”, ka thënë Rexhep Sejdiu, banor i fshatit.

Sejdiu ka postuar foto të djeshme dhe të sotme të gjendjes së rrugëve në këtë zonë kodrinore-malore./Mediafokus.info