Banorët e ndërtojnë vetë rrugën e fshatit (Video)
Këto pamje nuk janë aksione të dikurshme vullnetare që bëheshin në vitet ‘60-‘70, për hapjen e traseve apo rrugëve të reja të Shqipërisë socialiste.
Kjo pamje i përket vitit 2021, epokës së Shqipërisë digjitale, ku në fshatin Godolesh, vetëm 8 km nga Elbasani, banorët po e shtrojnë me beton rrugën.
Pas viteve të tëra pritje që investimi i premtuar në çdo fushatë elektorale të kryhej nga bashkia, banorët kanë vendosur që me shpenzimet dhe forcat e veta ta bëjnë rrugën, duke punuar ditën dhe natën.
E vetmja gjë që ata kërkojnë tani është vetëm pak zhavorr.
Godoleshi i njohur për qershitë e tij, shumë shpejt do të ketë një rrugë në hyrje të fshatit, që pritet të shmang pluhurin dhe baltën.

