Pastruesi heq nga priza frigoriferin, shkatërrohen mijëra doza të vaksinës kundër koronavirusit

Mijëra doza të vaksinës së Modernas kundër koronavirusit u shkatërruan pasi një pastrues hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferin në të cilin ato po ruheshin.

“Të martën, 19 janar 2021, stafi i Farmacisë VA Boston zbuloi se një frigorifer në kampusin Jamaica Plain dështoi. Si rezultat, 1900 doza të Modernës të ruajtura në frigorifer u komprometuan”, tha Kyle Toto, specialist i çështjeve në sistemin shëndetësor.

Dozat e vaksinës Moderna arrijnë në mjediset e tyre, të ngrira midis -15 dhe 10 gradë celcius, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Më pas ato mund të mbahen të ngrira ose të ruhen në një frigorifer, deri në 30 ditë para përdorimit.

Autoritetet sqaruan se pavarsisht ngjarjes, vendi i mbajtjes së vaksinave ishte i sigurt dhe kishte të instaluar një sistem alarmi, i cili nuk funksionoi siç duhet në momentin e incidentit.