Banorët e rrugës së Karadakut e zgjidhin problemin e rrymës

Kërkesa e banorëve të rrugës “Karadaku” në Zhegër, për furnizim të mjaftueshëm me rrymë, po jetësohet.

Nesër fillojnë punimet për trafon e re dhe shtyllat e tensionit të lartë, me mbi 600 metra gjatësi, me çka ky problem jetësor po përmbyllet përfundimisht.

Njoftimin e ka bërë publik në profilin e tij virtual, Shemsedin Elezi, banor i fshatit Zhegër, që njëherësh është edhe këshilltar komunal nga radhët e LDK-së.

Elezi ka falënderuar për angazhim kryetarin e Këshillit të Zhegrës, Muhadin Haziri si dhe koordinatorin rajonal të KEDS, Ibrahim Neziri, bashkë me kolegë dhe menaxhmentin e kompanisë që po mundësojnë realizimin e këtij projekti në këtë fund të vitit./MediaFokus/