Barca e Reali qëndrojnë në të njëjtin hotel para “El Clasico”

Super derbi planetar mes Barcelonës dhe Real Madridit, që njihet si “El Clasico”, e që do të zhvillohet të mërkurën, nis që në hotel.

Të dyja skuadrat kanë zgjedhur të qëndrojnë në hotelin “Princesa Sofia” një ditë para ndeshjes dhe ditën që do të luhet takimi, një hotel që ndodhet vetëm 500 metra larg stadiumit “Camp Nou” në Barcelonë.

Një zgjedhje kjo e dy klubeve për të mos qëndruar të bllokuara në rrugët e Barcelonës për shkak të protestave që do të zhvillohen në qytet të mërkurën e 18 dhjetorit./MediaFokus/