Pse Klopp nuk feston kur shënon Liverpool?

Jurgen Klopp, trajner i Liverpool, ka treguar se ai qëllimisht nuk është duke i festuar golat e skuadrës.

“Të Kuqtë” janë në formë mbresëlënëse teksa këtë sezon kanë shënuar 42 gola në Premier League, por fakti që dy golat në fitoren 2:0 ndaj Watfordit të shtunën nuk u festuan nga Klopp ka ngjallur debat.

“Unë nuk i festoj më golat, sepse duhet të pres që dikush të ma konfirmojë se ata me të vërtetë janë gola”, tha Klopp, duke kritikuar indirekt përdorimin e VAR-it.