Basha nuk respektoi rregullat ndaj Covid-19, Rama: Mos e merrni shembull

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë se kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një sjellje të papërgjegjshme.

Rama: Ajo që ndodhi dje me kreun e PD-së në Durrës, dhe ajo që është përtej çdo lloj konceptimi. Ligji është njësoj për të gjithë, do funksionojë për kryetarin e PD-së dhe për këdo që thyen ligjin. Po nuk është ky problemi. Problemi është çfarë pasojash sjellin këto veprime.

Prandaj mos merrni shembullin e kryetarin e PD-së. mund ta simpatizoni, por jo të silleni si ai, pasi është e papranueshme. Përsa i përket biznesit, vazhdon të ketë shqetësime në lidhje me pagat, por janë probleme teknike.
Turizmi i këtij viti do jetë turizmi i shqiptarëve, vetëm për shqiptarët. Po shohim që brenda majit të hapim çdo rrugë për shqiptarët. Për shqiptarët e Shqipërisë, për shqiptarët e Kosovës, dhe për shqiptarët kudo që janë”./tch/mediafokus.info/