Bashkëluftëtarët kërkojnë ndriçimim e rastit të Besnik Osmanit

Bashkëluftëtarët e Besnik Osmanit nga Presheva, i cili u gjet i vdekur para dy ditësh, pasi rezultoi i zhdukur prej 24 prillit, kërkojnë zbardhjen e këtij rasti.

“Ne, si bashkluftëtarë ndajm dhimbje me familjen e Besnik Osmanit!

Besniku ishte nga ata djemtë e shumtë që iu bashkuan luftës për çlirim të Kosovës Lindore!

Humbja e jetës së tij, në rrethana enigmatike në brezin kufitar: Gjilan-Preshevë, është një mesazh shqetësues për të gjithë luftëtarër me origjinë nga Kosova Lindore!

Ky rast, duhet të ndriçohet sa më parë”, thuhet në një reagim rreth këtij rasti që e ka postuar në profilin e tij Fatmir Arifi. /mediafokus.info