Haziri krenar me donatorët: Faleminderit që na lehtësuat dhimbjet e shëruat sëmundjet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar donatorët për mbështetjen e madhe për përballiminë e pandemisë.

“Falëmnderit deri në gjunjëzim për shpirtin e madh që ndihmuat sofrat tona, maxhet tona, na lehtësuat dhimbjet e sheruat sëmundjet”, ka shkruar Haziri, raporton Mediafokus.info.

Statusi i plotë:

#Dita54. Në Gjilan, lajmet pëër testet negative këto dy netë po na dërgojnë drejtë “fitores” ndaj #Covid19, fal masave të aplikuara, bashkpëunimit me qytetarët dhe donatorët.

Deri sonte kemi ndihmuar me afro 4000 paku ushqimore, higjienike e sanitare, barna e ilaҫe për njerëzit në nevojë, duke iu falënderuar donatorëve nga Gjilani e Kosova, sikurse edhe bashkatdhetarëve tanë, kudo që janë.

Falëmnderit deri në gjunjëzim për shpirtin e madh që ndihmuat sofrat tona, maxhet tona, na lehtësuat dhimbjet e sheruat sëmundjet.

Ende nuk ka kaluar. Duhet të vazhdojmë me masat e reja. Më shumë punë, prodhim e blerje, por respektojeni kohën dhe mos dilni pa arsye. Vazhdoni t’i respektoni masat. Kujdesu për veten, familjen e lagjen tuaj!

/Mediafokus.info/