Bashkëshortja e analistit të VV’së emërohet në Këshillin Drejtues të UP’së “Haxhi Zeka”

Qeveria Kurti II, aq sa shihet ka nisur të shpërblejë me poste edhe analistët pro Vetëvendosje. Së fundmi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në Këshillin Drejtues të Universitetit Publik të Pejës ‘Haxhi Zeka’ ka emëruar bashkëshorten e analistit Xhevdet Pozhari.

Sipas vendimit që ka siguruar Periskopi, Emine Abdyli Pozhari është një nga tri të emëruarat në këtë pozitë më datë 19 maj 2021.

Vendimi shihet se është nënshkruar nga vet ministrja e MASH, Arbërie Nagavci.

Përndryshe, Xhevdet Pozhari njihet për analizat dhe qasjen pro Vetëvendosje nëpër paraqitjet e tij publike