Bashkëthemeluesi i Vetëvendosjes shpërthen në lot kur flet për zhgënjimin që po e përjeton nga qeverisja e tanishme
Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Aliu, ka qenë i ftuar këtë javë në “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, një prodhim i Gazeta Infokus.
Aliu në një rrëfim ekskluziv, ka folur për themelimin e Vetëvendosjes dhe për dëshpërimin e tij me qeverinë aktuale.
“Ne nuk po tregojmë shembull për gjeneratat e reja. Prekna shumë kur flas për gjeneratat e reja. Na lindin kapacitete të reja, të cilat shkojnë poshtë, nuk shfrytëzohen kapacitetet e tyre dhe shumë prej tyre punojnë ose kamariera ose ku e di unë, do të thotë nuk u shfrytëzohet potenciali. Ky është dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës”, ka thënë Aliu në një pjesë të kësaj interviste, e cila do të publikohet e plotë gjatë ditës.
Në këtë intervistë do të mund të ndiqni një rrëfim të rrallë të Fatos Aliut, i cili ndau rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2015.
Aliu ka folur për njohjen me kryeministrin e tanishëm, Albin Kurti dhe për idealet që kishte Vetëvendosje kur u themelua.

