Bashkimi Evropian i dorëzoi sot Kosovës pjesën e parë të ndihmës emergjente për luftimin e Covid-19
Bashkimi Evropian i dorëzoi sot Kosovës pjesën e parë të ndihmës emergjente prej 5 milion eurosh për luftimin e Covid-19
Ambasadorja Natalia Apostollova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, e dorëzoi pjesën e parë të ndihmës nga BE-ja për Kosovën prej 5 milion eurosh për luftimin e Covid-19.
Ndihma u pranua nga Arben Vitia, Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.
Kjo ndihmë, e bartur me 5 kamionë, përfshin mbi 1.4 milionë doreza të ndryshme mbrojtëse mjekësore, 4 mijë mburoja për fytyrën, 3 mijë syze mbrojtëse, 4 mijë litra dezinfektues duarsh, 10 mijë palë shtroje njëpërdorimshe, dhe 50 kuti për transportimin e mostrave laboratorike.
Furnizimet e tjera medicinale do të përfshijnë ventilatorë, pompa infuzioni, automjete ambulancë, oksimetra pulsi, shtretër spitalorë, monitorues të pacientëve, defibrilatorë, elektrokardiografë, maska, teste, epruveta, barna dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.
Përveç kësaj ndihme direkte për sektorin e shëndetësisë, BE-ja po përgatit edhe rreth 63 milionë euro si masa afatmesme për ndihmë për grante socio-ekonomike, si dhe rreth 100 milionë euro kredi si ndihmë makro-ekonomike për Kosovën./mediafokus.info


 
 
						 
						