Mirë se erdhe President Behgjet Pacolli!

Myzejene Selmani

Presidenti Behgjet Pacolli iu përgjigj thirrjes së vendit të tij, i cili po kalon momente të vështira, pandemike dhe politike dhe u kthye në Kosovë, për të dhënë si gjithmonë kontributin e tij, duke dëshmuar se as nuk frikësohet nga kërcënimet dhe as nuk dëshiron të trajtim ndryshe nga qytetarët.

Zoti Pacolli, si ish-president, bartës i posteve të larta qeveritare dhe si deputet, është i vetëdijshëm për përparësitë që ia garanton ligji si përfaqësues i popullit, por ai dëshmoi se nuk e sheh veten mbi qytetarët, por dëshiron trajtim të njëjtë me ta.

Të kesh një qytetar të botës, një ish-president, kaq modest përkundrejt një situate që kjo qeveri në ikje e krijoi në raport me të, është nder i madh.

“S`dua të trajtohem ndryshe, pos si një qytetar i këtij vendi”.

A mund të ketë mesazh më të fuqishëm se kaq.

Ky është zotëri Pacolli, personalitet me vlera të larta njerëzore, që nuk ka pushtet as qeveri që ia merr dhe as që ia mohon.

Sveçla dhe bashkëmendimtarët e tij, më së paku, sidomos tash në ditët e fundit të pushtetit të tyre..

Shoqëri hipokrite! Kur kanë nevojë për para dhe për votat e tij, krejt i thonë bac, e kur nuk u jep as para, as vota atyre që nuk i meritojnë, e quajnë “njeri i Rusisë”.

Qeveria në ikje, duhet ta kishte parasysh se një përfaqësues i popullit gëzon imunitet edhe ndaj masave të ndalimit, të arrestit, të ndjekjes penale, përderisa Kuvendi nuk merr vendim për heqjen e imunitetit të tij.

Këto të drejta të deputetëve i gjeni edhe në Rregulloren e Kuvendit, në Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ku sipas nenit 50 të tij, ato as nuk mund të cenohen!

Por, në mënyrë më të detajuar i gjeni edhe në aktgjykimin e rastit KO98/11 të Gjykatës Kushtetuese, ku qartësohet gjerë e gjatë çfarë do të thotë imuniteti i deputetëve, presidentit dhe anëtarëve të Qeverisë.

Sipas këtij aktgjykimi, deputeti nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kështu edhe ndodhi. Presidenti Pacolli tani është në shtëpinë e tij në Hajvali.

Ai nuk erdhi tinëz, por rrugëve legale dhe sipas procedurave ligjore.

Mirë se erdhe President Pacolli. Zoti të bekoftë.