Bashkohet me nënën pas 54 ditësh foshnja që u nxorr e gjallë nga tërmeti

Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë ka njoftuar se Vetin Begdas tre muajsh e gjysmë u ribashkua me Yasemin Begdas të shtunën, 54 ditë pasi ajo u shpëtua nga një ndërtesë e dëmtuar në provincën e Hatay.

Ministrja postoi në Twitter një video të ribashkimit të hënën, ku dyshja shihen duke u përqafuar në shtratin e spitalit në Adana, ku Yasemin Begdas po merr trajtim.

Foshnja e saj u dërgua nga Ankaraja, ku edhe ajo po merrte trajtim mjekësor.

Babai dhe dy vëllezërit e foshnjës humbën jetën në tërmetin, i cili vrau më shumë se 50 mijë njerëz./abcnews.al