Infermierja ndërron jetë nga koronavirusi pas lindjes së fëmijës

Një nënë e re humbi jetën papritmas nga koronavirusi. Infermierja 29-vjeçare u infektua me koronavirus, ndërsa ajo ishte shtatzënë dhe vdiq një javë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të katërt.

Kolegët e saj në Spitalin North Tyneside në veri të Anglisë mbajtën një minutë heshtje në kujtim të Becky Reagan, e cila punonte si infermiere.

Gruaja e re ka punuar në vijën e parë të betejës me COVID që nga janari i kaluar.

“Ne kemi humbur një grua të mrekullueshme, një vajzë të bukur dhe nënë të katër vajzave”,  tha nëna e saj, ndërsa shtoi: “Becky e donte punën e saj”.