Bashkohet në ‘Përputhen’ edhe një djalë që ka jetuar në shpellë
Një person, i cili u prezantua si “njeriu i aventurave”, ka hyrë në emisionin më të ndjekur për momentin në trevat shqiptare, “Përputhen”.
Ai është Julian Lala, emër jo i panjohur për publikun, i cili ka zgjedhur një mënyrë shumë të pazakontë jetese.
Lala udhëton shpesh dhe shumë dhe e veçanta e tij është se ka jetuar edhe në shpellë.
Ai tha se iu bashkua programit për të bërë një ndryshim në jetë, por megjithatë shtoi se vajzat nuk i njeh, nuk i ka ndjekur.
“Më gjej një që di të bëjë autostop, ta marr e të iki”, tha ai, duke treguar “kriterin” për vajzën që ka e që do të donte.
“Kam jetuar në shpellë. Herë kam jetuar pa para. Erdha këtu që të bëj një ndryshim në jetë. Të gjej një nuse dhe të udhëtoj bashkë me të. E rëndësishme është që të jetë një shpirt aventurieri”, tha ai.

