Besa Ademi – në krye të Gjykatës Supreme të Maqedonisë

Besa Ademi është kryetarja e re e Gjykatës Supreme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo u zgjodh në këtë pozitë nga Këshilli Gjyqësor, me 20 vota për dhe një kundër.

Përveç Ademit, për pozitën e kreut të Supremes garuan edhe gjykatësit Xhemali Saiti dhe Lidija Nedellkova.

Deri tani Gjykatën Supreme, si ushtrues detyre e udhëhiqte gjykatësi Faik Arsllani, i cili trashëgoi Jovo Vangellovskin, që u shkarkua për shkak të veprimit joprofesional.