Baxhanaku i djalit të Isa Mustafës është aksionar në laboratorin privat ku po bëhen teste PCR

Në Medical Laboratory Services (MLS) në Prishtinë, në laboratorin e vetëm privat në Kosovë që po bëhen teste molekulare PCR për Sars-COV2, aksionar është Jeton Shala, ish-kryeshef i AKPPM-së, që njëherësh është edhe baxhanak i djalit të kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, emri i Jeton Shalës si një nga aksionarët në këtë laborator.

Disa qytetarë janë ankuar se në këtë laborator për teste PCR duhet paguar deri në 200 euro. Mirëpo, nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe nga vet laboratori në fjalë, është thënë se ato lloj teste janë rapide dhe se rezultatet merren 45 deri në 1 orë pas marrjes së mostrës.

E testet Real Time PCR, sipas të cilave testohen qytetarët në IKSHPK-ja, kushtojnë 65 euro dhe qytetarët mund të marrin rezultatin brenda 48 orëve, transmeton KOHA.

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk do të lejohet përdorimi i situatës pandemike për përfitime jashtë normës së ekonomisë së tregut.