BBC: Putin mund ta shtypë butonin vërtet!

Sa herë bota mendon, “Jo, Putini s`mund të shkojë deri këtu, s`mund ta bëjë këtë, ai e bën. Bota nuk mendoi se do ta aneksonte Krimenë, por ndodhi. Se nuk do të fillonte një luftë në Donbas, por e filloi.Se nuk do të ndërmerrte një sulm të plotë gjithëpërfshirës mbi Ukrainën, dhe ai e ndërmori”, shprehja “ nuk e bën kurrë”, duket se nuk vlen kur flitet për Vladimir Putinin, thotë Steve Rosenberg i BBC-së.

Tani, gjendemi përballë një pyetjeje tjetër frikësuese: Putini nuk do të shtypë kurrë butonin e kuq të luftës bërthamore…Apo jo? Tashmë kjo pyetje nuk është vetëm teorike.

Lideri rus i ka vendosur forcat nukleare të gjendje gadishmërie, duke u ankuar për deklarata agressive të liderëve të NATO-s.

“Kujtdo që po mendon të ndërhyjë nga jashtë u them, se nëse e bëni, do të përballeni me pasoja shumë të rënda nga sa keni parë ndonjëherë në histori”.

“Fjalët e Putinit tingëllojnë si kërcënim direkt për luftë atomike”, tha Laureati i çmimit Nobel të Paqes, Dmitry Muratov, kryeredaktor i gazetes Novaya Gazeta, transmeton tch.