Befasi: Ky është kandidati zyrtar i PDK’së për kryetar të Drenasit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas i ka dhënë mbështetjen Driton Ajazit për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ajazi në një postim në Facebook.
Shumë të dashur qytetarë të komunës së Drenasit! Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vitë”, ka shkruar Ajazi.
“E vlerësojë jashtëzakonisht shumë besimin e dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, që ti prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time!”, thuhet tutje në postimin e tij.