Befason infektologu i njohur: Seksi në pandemi është shërim

Infektologu i njohur shqiptar, Pëllumb Pipero ka deklaruar se marrëdhëniet seksuale gjatë pandemisë janë shërim. Këtë deklaratë ai e bëri në programin “Ndryshe” në Top Albania Radio.

Ai u shpreh se marrëdhëniet seksuale ndihmojnë të çlirohet negativiteti që është akumuluar pas një periudhe të vështirë. Sipas tij, marrëdhëniet seksuale japin imunitet dhe bëjnë që të ndihemi më të qetë nga gjendja emocionale.

Pipero shpreson që kjo pandemi do të zhduket më shpejt nga se e kemi menduar, madje ai theksoi se në fund të marsit dhe në fillim të prillit, gjendja do të përmirësohet.

Përndryshe, disa persona kanë hequr dorë nga shtrati me bashkëshortet e tyre shkaku i pandemisë.