Bëhet viral momenti kur Pedri ia bënë ‘bajat’ futbollin transferit më të shtrenjtë të Realit

Skuadra e Barcelonës fitoi miqësoren ndaj Real Madrid me rezultatin minimal 1-0, me golin e shënuar nga Raphinha.

Në një video të publikuar nga Barcelona në “Twitter”, shihet si Pedri ia fut topin mes këmbëve transferimit më të shtrenjtë të Real Madridit gjatë afatit kalimtar veror, Tchouameni.

Kujtojmë që te Barcelona debutoi Robert Lewandowski, kurse te Real Madridit Toni Rudiger./insajderi/