‘Bëhu gati se mund të paketohesh edhe ti’
“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe. Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë, demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka”.
Kështu është shprehur deputetja e PD-së, Grida Duma, në rrjete sociale, pas deklaratës së Lulzim Basha për dorëheqje, shkruan CNA.al
Po për demokratët aq fajtorë sa Lulzim Basha janë edhe ata që qëndruar në krah të tij dhe që deri më dje e mbështetën.
Në këtë listë bën pjesë e edhe Grida Duma.
Demokratët i kujtojnë Dumës dhunën dhe gjakosjen e 8 janarit, ku nuk u lejuan të hynin në sleinë e PD-së, e cila ishte bunkerizuar nga Lulzim Basha.
Sipas demokratëve, PD nuk mund të udhëhiqet nga asnjë prej tyre që iu përkasimn radhëve të Lulzim Bashës.
Ata e paralajmërojnë Dumën, të bëhet gati për largim se siç shprehen, mund të jetë e radhës që të paketohet pas Lulzim Bashës.
“Keni shkaktuar dëme të pariparueshme te ky popull duke u përdorur si vegla të këtij regjimi që po ju keni lejuar të instalohet. PD më shumë se asnjëherë ka nevojë për një lider të fortë që të udhëheq e ta bashkojë, me siguri jo një nga radhët e Lulzim tradhëtarit. Beni ç’të doni, por demokratët nuk ju duan më ju.
Ti në fakt bëhu gati vetë, se mund të paketohesh vetë mbas këtij edhe jo shumë e largët do jetë kjo kohë.
Kërkoni falje për dhunën, gjakosjen e demokratëve me datë 8 Janar”, shkruajnë demokratët në rrjetin social të deputetes Duma.
Ngjarja e 8 Janarit është shenjuar fort në kujtesën e demokratëve, të cilët i kërkojnë Dumës të mos duket më në PD, e të zhduket bashkë me kufomën model, siç i referohen ata Lulzim Bashës.
“Me hijet e tij të cilët jeni ju e para dhe të tjerët mbrapa jo njëherë ….që kështu aman shoqërojeni e mos u dukni më bashkë me kufomën model …që “bëri “sikur iku…
Sot u kujtove ti që aksionerët e vërtetë janë demokratët. Për kë demokrat e ke fjalën për ata qindra demokratë që ju mbyll dera e tyre e i dhunuat për muaj. Ju dhe ata që ishin pjesë e atij skenari nuk meritoni të jeni pjesë e PD.
Zonja Duma PD është e demokratëve të vërtetë dhe jo pronë e juaja. Prandaj kërkoni falje demokratëve për dhunën e 8 janarit. Është e pakta që mundet të bëni”, shkruajnë më tej demokratët.
Njësoj si Basha edhe Duma konsiderohet e konsumuar politikisht nga demokratët.
Reagimet e këtyre të fundit janë të ashpra, pasi ata lëshojnë akuza mbi Dumën se ka nxitur urrejtje tek dmokratët.
“Frikacakë, gënjeshtarë, të lënë nga trutë e kokës! Ore me sa mend mendoni akoma se keni votën e demokratëve me këto lojëra? Do dilni nga selia me shkelma, mbajeni mend, me këtë urrejtje që po shkaktoni ndër demokratë! Zhdukuni një orë e më parë, lini mandatet.
Zonje e bukur unë të sugjeroj që të mbahesh mend si e tillë, me kursimet e tua modeste hape një butik dhe dil atje në pension…
Ti je aq e konsumuar sa dhe ai që iku, kështu që s’duhet të kesh asnjë post në atë parti..” , thuhet në regaimet e dmeokratëve të cilat po i sjellim më poshtë.

