65-vjeçari del për gjah, e mbysin derrat e egër

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në pyll, ku tani i ndjeri Bekim Brahimi dyshohet se kishte dalë për gjah. Burime nga policia bëjnë të ditur se personi mund të jetë sulmuar nga derrat e egër.

Po ashtu raportohet se në trupin e viktimës ka plagë të shumta.

Në vendin e ngjarjes, në Janjar të Sarandës, shkuan policia dhe ambulanca, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave si ka humbur jetën 65-vjeçari.

Në fshatin Janjar ushtrohet prej vitesh gjuetia e derrave te egër nga banorët e pakët të mbetur në këtë fshat.