15-vjeçarja ngacmohet seksualisht nga dashnori i nënës

Në Fushë Kosovë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Viktima është e moshës 15-vjeçe, ndërkaq i dyshuari 37-vjeçar.

Sipas burimeve të Express brenda Policisë së Kosovës, i dyshuari është në lidhje dashurie me nënën e viktimës, ndërkaq dyshohet se nga muaji janar ai e ka ngacmuar seksualisht të miturën.

Kjo ka ndodhur kur viktima ka dalë bashkë me nënën e saj dhe me të dyshuarin, ku ky i fundit e ka prekur dhe puthur në faqe afër buzëve 15-vjeçaren, pa dëshirën e saj.

Rastin në polici e ka lajmëruar vetë 15-vjeçarja.

Ndryshe, për arrestimin e të dyshuarit ka raportuar edhe policia në raportin 24 orësh.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa ndaj tij është iniciuar lënda “Ngacmim seksual”.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë NN-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili dyshohet se disa herë e kishte ngacmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e polivcisë. (foto arkiv)