Arabja e denoncon për ngacmim seksual 24-vjeçarin shqiptar

Një 24-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga për ngacmim seksual, pasi atë e denoncoi një 25-vjeçare nga Arabia Saudite.

Mediat bëjnë me dije se arabja ndodhej për pushime në Shqipëri.

“News 24” raporton se prej datës 17 maj, deri në momentin qe u arrestua, i riu i ka dërguar 25-vjeçares foto dhe video nudo të tij si edhe mesazhe në gjuhën angleze me përmbajtje banale.

Pas ngacmimeve të vazhdueshme vajza denoncoi rastin në polici dhe i dyshuari u arrestua.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare”, njoftoi policia.