5 arsye pse ndiheni të vetmuar, edhe kur s’jeni vetëm!

Në teori, dreka po shkon mirë – njerëz dhe ushqim i mirë, biseda të këndshme. Megjithatë, ju ndiheni sikur jeni me kilometra larg të tjerëve emocionalisht. Gjëja e ndërlikuar me ndjenjat është se ato ndryshojnë për të gjithë: Disa njerëz, për shembull, duan të kenë pak miq sepse kënaqen kur kalojnë kohë vetëm, ndërkohë për të tjerët i njëjti skenar do i bënte të ndiheshin të vetmuar. Të kuptosh pse ndihesh i vetmuar edhe kur je me njerëz, mund të na ndihmojë ta njohim më mirë veten.

“Të jesh i vetmuar është një ndjenjë, ndërsa të jesh vetëm është e prekshme dhe konkrete”, thotë Sherese Ezelle, një terapiste e licencuar e sjelljes në One Medical.

Kontrolloni me veten tuaj për të parë nëse ndonjë nga këto pesë arsye është shkaku pas të ndjerit vetëm.

1. Ju dëshironi afërsi

Trajnerja e marrëdhënieve Kira Asatryn i thotë Bustle se vetmia është një çështje e komplikuar: Në të vërtetë mund të nënkuptojë se keni dëshirë të madhe për lidhje.

“Nëse marrëdhënia ime me dikë nuk e kishte atë element të afërsisë, ajo tentonte të më bënte të ndihesha më e izoluar sesa të isha vetëm,” shpjegon ajo.

Mundohuni të përqendroheni në kultivimin e asaj afërsie me të tjerët duke vendosur kohë të qëllimshme për të qenë vetëm së bashku – duke bërë një shëtitje me njëri-tjetrin ose duke shkuar për kafe pa asnjë telefon të pranishëm. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se edhe nëse jeni të hapur për të zhvilluar marrëdhënie të mira, nuk mund të prisni që të gjithë të tjerët të jenë në të njëjtën faqe me ju, dhe jo të gjithë do të jenë të hapur për t’u zhytur në një lidhje më të ngushtë – kjo është arsyeja pse ruajtja e miqësive ekzistuese është kaq thelbësore.

2. Jeni introvert

Introvertët patjetër që mund të marrin një reputacion të keq për të jetuarit në izolim. Në realitet, për shumë introvertë, socializimi thjesht mund të jetë rraskapitës, veçanërisht me grupe të mëdha njerëzish ose mjedise ku ka shumë lëvizje. Sigurohuni ta karikoni baterinë tuaj emocionale sa herë të keni nevojë.

3. Po ngrini muret kundrejt të tjerëve

Ndiheni ndonjëherë sikur njerëzit nuk ju njohin vërtet? Është e mundur që të jeni të rrethuar nga njerëz që nuk janë të disponueshëm emocionalisht ose që nuk po kërkojnë miq të rinj ose marrëdhënie të ngushta. Është gjithashtu e mundur që ju të keni mbrojtjen tuaj personale, dhe për këtë arsye nuk po dërgoni mesazhe të qarta se jeni të hapur për lidhje ose njohje të reja. Ndarja e vetvetes mund të jetë e frikshme, por nëse doni të krijoni një lidhje me të tjerët, duhet të fillojë diku.

4. Po kaloni shumë kohë në rrjetet sociale

Disa studime tregojnë se sa më i vetmuar të jetë një person, aq më shumë kohë ka gjasa të kalojë në rrjetet sociale, duke kontribuar kështu në një cikël vicioz varësie, por edhe vetmie. Rrjetet sociale gjithashtu mund të na japin kuptimin që jemi me mijëra njerëz të tjerë, por kjo mund të kontribuojë më tej në sensin se po ndihemi të izoluar në një grup të madh (edhe nëse ai grup është vetëm virtual dhe i perceptuar).

5. Keni shumë marrëdhënie, por jo shumë cilësore

Teorikisht, ju mund të keni 1 milion miq, por nëse nuk investoni kohë dhe energjy tek ta, do ndiheni vetëm. Në këtë aspekt duhet të kërkoni për marrëdhënie me cilësore qofshin këto romantike apo shoqërore.