‘Aman, mos më vrit pashë Zotin se kam fëmijë’

Endri Mustafa, tani i ndjerë, natën kritike i ishte lutur dorasit që ta falte, kur ai po bëhej gati ta qëllonte. “Aman, mos më vrit pashë zotin se kam fëmijë’, kishte thënë Mustafa. 

“Panorama” ka zbardhur dëshminë e dhënë në polici, pas arrestimit, nga Ergys Malja, 15 vjeçari i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë me armë zjarri Endri Mustafën.

Ai ka rrëfyer se ç’ndodhi natën e vrasjes së Endri Mustafës, kur të dy janë nisur nga banesat e tyre rreth orës 22:00.

“Ergysi i ka dërguar në Instagram një foto kali, si kod që Endri të dilte jashtë për tu nisur në Livadhe.

Pasi janë takuar pas banesës së Endrit, janë nisur në këmbë drejt livadhit, duke kaluar rrugën e Bypassi-it dhe pasi kanë shkuar diku afër livadhit të Endri Mustafës, janë kthyer djathtas për të dalë në një vend tjetër të quajtur ‘Gropat e eskavatorit’, ku Ergysi i kishte thënë se ka “hashashin”.

Aty i ka dalë para Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endri Mustafën, i cili është shtrirë në tokë duke i thënë “aman mos më vrit pash Zotin, se kam fëmijë”.

Ai e ka qëlluar përsëri, madje edhe në fytyrë, duke i thënë “qofsh i xhenetit”.

Pas kësaj Ibrahim Lici është larguar me motor, ndërsa Ergysi ka ikur me vrap për në shtëpi, andej nga ka ardhur.

Aty i ka treguar babait t tij se ka qenë në lagje dhe telefonin e kishte lënë aty në karikim.

Më pas ka fjetur gjumë dhe një ditë më pas ka luajtur me playstation fillimisht, me një kushëri të tij“, thuhet në dëshminë e siguruar nga “Panorama”.

Shtetasi Ergys Malja, 15 vjeç u arrestua nga policia sepse dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë me armë zjarri Endri Mustafën.