‘Bëjeni si të doni, veç të gjallë jo’, kush tha kështu?
Kur vdiq Enver Hoxha, u vendos të ngriheshin buste për nder të tij.
Një bust do të ngrihej në Gjirokastër, një në Korçë dhe një në Shkodër.
Për këtë, skulptorët filluan të merrnin mendimin e njerëzve.
Kur pyetën gjirokastritët, thanë bëjeni prej floriri se flori ka qenë.
Kur i pyetën korçarët, ata u përgjigjen: bëjeni të madh se i madh ka qenë.
Kur i pyetën shkodranët ‘po ju si e doni?’, ata i thanë: bëjeni si të doni, veç të gjallë jo.
……..
(Një nga barceletat sekrete te vitit 1987, e treguar nga Stefan Çapaliku dhe e risjellë nga Ben Apolloni).

