Si mund t`i kërkojë dikush Duas të mos e duaj vendin e saj

Dua Lipa ka reaguar përmes Instagramit pas sulmeve të ndryshme nga grupe dhe individë serbë dhe të tjerë të lidhur me këtë vend, të cilët kritikuan këngëtaren kosovare për postimin e saj në Facebook, ku shfaqi hartën e Shqipërisë së Madhe.

Ajo e postoi këtë transparent në kuadër të fushatës ku i bëhet thirrje kompanisë Apple të ndajë Kosovën nga Serbia në hartën e aplikacionit të saj.

Dua përmes një sqarimi, po në Instagram, ka thënë se nuk kishte menduar të nxiste urrejtje.

“Postimi im i mëparshëm nuk ishte menduar kurrë për të nxitur ndonjë urrejtje. Kjo më bën të trishtuar dhe të zemëruar që postimi im me dashje është keqinterpretuar nga disa grupe dhe persona që promovojnë ndarje etnike, diçka që e kundërshtoj plotësisht. Sa herë që postoj për Kosovën ‘feedi’ im çmendet, edhe nëse është diçka që ka të bëjë me gëzimin, ushqimin apo muzikën dhe përballem me rezistencë të ashpër nga ideja e kulturës autentike kosovare. Ne të gjithë meritojmë të ndihemi krenarë për etnitetin dhe prej nga jemi. Unë thjesht dua që shteti im të prezantohet në një hartë dhe të jem në gjende të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe shtetin tim mëmë. Inkurajojë të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e mësojnë prej njeri-tjetrin. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”, ka shkruar Dua Lipa.