Lajm i madh për pensionistë: Do të njihet stazhi i punës për vitet e `90-ta

Pensionistët kosovarë janë privuar nga e drejta e marrjes së pensionit për periudhën e paraluftës, për shkak të mos njohjes së stazhit si dhe pragut prej 15 vitesh, i cili shumë persona i ka lënë pa pension.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar se së shpejti do të jetësojë njërin nga prioritetet e tij kryesore, që ka të bëjë me njohjen e stazhit të punës për të punësuarit e viteve 90-ta, të dëbuar me dhunë nga pushteti serb.

Reçica tha se ky është ndër prioritetet për të cilin është duke u angazhuar shumë, për faktin se ky kriter pa të drejt ka penalizuar shumë qytetarë për të fituar pensionin kontributiv.

I pari i MPMS-së e ka quajtur si të pa drejtë dhe sa më shpejt duhet ta largojmë me ndryshime ligjore vënien e pragut për përfitim të pensionit kontributiv 15 vite kontribute para lufte, e që si pasojë kishte lënë pa pensione kontributive të larguarit nga puna, punëtorët e dëbuar me dhunë në vitet e 90-ta, ka deklaruar Reçica në Radio Televizionin e Kosovës.

Ky është lajm i mirë për pensionistët, sado që i vonuar, sepse një numër i madh i tyre tani nuk jetojnë më.