Bekim Jashari publikon një video të vitit 1995 ku shihet Hamëz Jashari duke vallëzuar (VIDEO)

Kryetari i Skënderajt Bekim Jashari, i ka falënderuar vizitorët e shumtë që sot nderuan të rënët në Kompleksion Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Jashari me këtë rast ka publikuar një video ku shihet babai i tij, heroi i Kosovës, Hamëz Jashari duke vallëzuar.

Kjo sekuencë ishte xhiruar në odën e Jasharajve në vitin 1995.

“Falënderime të pa numërta për mijëra vizitorë, vellëzer e motra të kombit tonë dhe miq ndërkombëtar, që sot vizituan e nderuan të rënët në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz”.

“Për të gjithë ju bashkëkombas ju ftoj që ta ndiqni një përmbledhje të ditës së sotme dhe një sekuencë të babushit Hamëzes, duke vallëzuar në kullën tonë në vitin 1995. Gjithmonë bashkë për kombin, shtetin dhe historinë tonë të lavdishme!”.