Bekim Jashari tregon më shumë pas gjetjes së 26-vjeçares nga Skënderaj
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, e ka shpërfaqur gëzimin pasi i gjet 26-vjecarja nga kjo komunë, Egzona Ferati, raporton Mediafokus.info.
Ai ka shkruar se pas ndihmës së parë që do t’ia ofrojë ekipi mjekësor, do të njoftohen për gjendjen e saj.
“Lajm i mrekullueshëm! Egzona Islam Ferati është gjetur e gjallë, në fshatin Gllanasellë.
Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmen e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore. Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen”, ka shkruar Jashari.
Ndërkaq, Ridvan Tahiri, ka shkruar se Egzona u gjet në gjendje jo të mirë shëndetësore./Mediafokus.info/