Bekim Jashari uron ditëlindjen e babait: Hamza i ri po rritet e bashkë me të edhe malli e dashuria për ty heroi im

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, në ditëlindjen e 71-të të babait të tij, hero i Kosovës, ka thënë se Hamza i ri po rritet e bashkë me të edhe malli e dashuria për të.

Ja postimi i Bekim Jasharit:

Urime babush ditëlindja e 71-të!

Hamza i ri po rritet e bashkë me të edhe malli e dashuria për ty heroi im.

Jetoj e punoj me mësimet tua, në shërbim të vendit që aq shumë e deshte!