Bën gjyshen për spital, arrestohet 36-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së së tij.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Grabian, ku 36-vjeçari S.M. ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij 89-vjeçare H.K., e cila për shkak të dëmtimeve që ka marrë është dërguar në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale. Ai akuzohet për dhunë në familje./a2cnn