Beniada merr komente të rënda për vdekjen e Bujar Nishanit
Modelja e njohur, Beniada Nishani, ka marrë një koment jo fort të mirë pas vdekjes së ish – presidentit Nishani.
Siç dihet modelja dhe ish – presidenti tashmë i ndjerë kanë pasur lidhje gjaku, shkruan Paparaci.
Së fundmi një mesazh ka arritur në adresën e modeles në Instagram, teksa ndjekësja ka kritikuar Beniadën se pse pas vdekjes së Nishanit ajo nuk ka publikuar asnjë fotografi të tij.
“Beniada sido që të këni shkuar me familjen e xhaxhi Bujarit ti duhet ta kishe nxjerrë te faqja jote se ai është gjaku jot, mos i humb vlerat qe ke marrë”, ka qenë mesazhi i ndjekëses.
Por nuk ka munguar as reagimi i modeles e cila shprehimisht është përgjigjur “Me shumë dashuri dua t’ju tregoj se respekti dhe dhimbja për një person që nuk është mes nesh nuk tregohet nga Instagrami”, ka thënë Beniada.

