Vjen një propozim tjetër për President: Hyseni

Një emër tjetër, pos atyre që janë përmendur deri tani, ka dalë si propozim për president të Kosovës dhe ai është Hysen Matoshi, profesor universitar.

Propozimi është bërë nga Afrim Veseli, sipas të cilit ky do të ishte kandidati më i mirë.

“Edhe një herë po e përseris; Kosova gjendet ne një rrug të ngushtë për procese shumë të mdha para vetes ne raport me çdo dialog e presion ndërkombëtar.

Andaj duke e njohur aftësinë e Hysenit dhe tiparet e tij i cili ka rrugëtuar nëpër gjitha proceset që Kosova kishte qe nga vitet e 81-ta ne kohen ma të duhur ky duhet të jet PRESIDENT I VENDIT

Thirrje lidershipit të Kosoves ti bashkojna forcat për Unitet Demokratik për ball qdo Sfide dhe ta sjellim në krye të Shtetit Njeriun ma Adekuat për Kosoven.

Te caktohet data e zgjedhjeve dhe te zgjedhet Presidenti i vendit me një herë duke mos humbur kohë

Partitë politike duhet pajtohen qe pas vendosjes së dates për zgjedhje të reja ta votojnë të gjithë Presidentin.

Me HYSENIN PRESIDENT vendi ynë do jet i përfaqësuar me dinjitet të plotë.

Kjo mbetet vetëm ide e imja por gjitha atyre qe ideja ime ju pelqen munden me dhanë mendimin e vet dhe me shpërnda miqësisht”, ka shkruar Veseli.