‘Bereqeti’ ndihmoi me 6 mijë kg mish nevojtarët e Gjilanit

Shoqata Humanitare Bamirëse “Berqeti” në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndihmuar me 6 mijë kg mish kurbani familjet në nevojë në këtë komunë.

Agim Hyseni nga BI ka thënë se përfituese janë  familjet me jetimë, shoqata ‘Hendikos’, Shoqata e të Verbërve, Shoqata e Gruas, familjet e komunitetit rom si dhe familjet me gjendje të vështirë sociale.

‘Mishi i ndarë për këto familje, është siguruar nga therrja e kurbanëve në Bashkësinë Islame të Kosovës”, ka thënë Hyseni, me lutjen që Zoti i Madhërishëm t`i shpërblejë donatorët me të mirat e tij të pakufishme.