Komuna e Gjilanit ka ndarë 3 milionë euro për familjet në nevojë

Komuna e Gjilanit vazhdimisht ka mbështetur rastet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, duke u krijuar kushte më të mira për jetë pasi që jeta i ka sprovuar me vështirësi të mëdha, që nga sëmundjet e rënda e deri te pamundësia për të strehuar familjet e tyre.

Në kuadër të këtij angazhimi, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan konfirmon se janë ndërtuar 163 shtëpi për familjet në nevojë, me kosto financiare 2.4 milionë euro, që njëherë e përgjithmonë këtyre familjeve u ka hequr brengën që kishin për strehim. Njëherësh, janë renovuar 49 shtëpi, me kosto mbi 150 mijë euro, derisa 60 familjeve u është paguar qiraja mujore për disa vite me radhë, me kosto 420 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se solidariteti është vyrtyt i lartë i gjilanasve dhe shpirit i tyre human ka bërë që bashkërisht të ndihmojmë dhe për këtë në emër të të gjitha familjeve në nevojë dhe të Komunës së Gjilanit, jam falënderuese për çdo donator që ka dhënë nga kursimet e veta për të ndihmuar familjet me gjendje të rëndë, të sëmurit, jetimët, të moshuarit pa përkujdesje dhe kategoritë të tjera.

“Është numër shumë i madh i donatorëve, që nga Amerika, Evropa e deri në Zelandë të Re, që iniciativën tonë e kanë mbështetur. Gala mbrëmjet humanitare ishin vetëm fillimi për të mos u ndalur asnjëherë mbështetja për familjet në nevojë. Të gjithë u kemi thënë këtyre familjeve se jemi së bashku edhe në vështirësi por edhe në gëzime. Aksionet humanitare do të vazhdojnë edhe më tutje deri në mbështetjen e rastit të fundit përkundër që gjendja ka ndryshuar dhe është krejtë ndryshe sot”, ka thënë ai mes tjerash.​

Për ndryshe, Komuna e Gjilanit falë mbështetjes së donatorëve dhe në bashkëpunim me organizata dhe shoqata humanitare, me mërgatën, Bashkësinë Islame në Gjilan dhe me individ e përfaqësues të bizneseve vazhdimisht kanë mbështetur për secilin vit rreth 2000 familje me pako ushqimore.