Berisha i drejtohet kryetarit të Gjilanit: Nëse e ke ndërmend mi ba dy arteriet kryesore rrugë njëkahëshe e ke shumë gabim

Jakup Berisha, afarist gjilanas ka ironizuar me punimet në rrugët e Gjilanit, të cilat po ‘betonohen’ edhe në trotuare, duke ia mbyllur frymëmarrjen tokës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit po i ngushton rrugët, duke krijuar kësi “gishta” për ta rënduar kësisoj edhe më tepër gjendjen në trafik.

“Nëse e ke ndërmend mi ba dy arteriet kryesore rrrugë njëkahëshe e ke shumë gabim. Ka pas tentue një kryetar më herët, por s`i ka dhezë, s’e kanë lejue qytetaria”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i Jakup Berishës: 

Desha me pyet kryetarin e komunës të Gjilanit, kush ia ka vizatue ket fare vizatimi. Kjo as ne letër nuk del mirë e jo më në praktikë.
A e ke mendue sa ka me qenë kolona e gjatë, sidomos verës ka me mbërri deri te Universiteti “Kadri Zeka”.
Nëse e ke ndërmend mi ba dy arteriet kryesore rrugë njëkahëshe e ke shumë gabim. Ka pas tentue një kryetar më herët, por si ka dhezë, s’e kanë lejue qytetaria.
Për pak sa nuk harrova: mos i jepni pune shumë të njëjtës kompani kur nuk ka kapacitete teknike e humane.
Ne rrugën time “Vëllezërit Frashëri” qe një muaj janë qelë tri gropa për kyqje uji e kanë mbet të hapura, ska kush ti lidh me gypat e vjetër të ujësjellësit. Madje kjo është në udhëkryqin me rrugën që vjen nga qendrat shkollore, aq më keq kur është në udhëkryq.
Ndërmerrni diçka sa s`u bë vonë, munden fëmija me ra me u lëndue sepse është dy metra thellësi.
Kryetar, hypi kerrit nganjëherë e shikoj vendet ku janë duke u krye punime!!