Beteja e Koshares theu juridiksionin territorial të Serbisë
Arbër Ismajli
Beteja e Kosharës bënë pjesë në një ndër betejat më të përgjakshme të luftës sonë çlirimtare, ku thyerja e kufirit nga Agim Ramadani me brigadën e tij, bëri që të thyhet juridiksioni territorial i Serbisë, pasi që, përherë të parë pamundësonte kontrollin e forcave serbe mbi territorin që ndante në mes një komb të përbashkët, e që në arenën ndërkombëtare de fakto, shuante integritetin territorial të pretenduar nga serbët.
Tanimë, në 22-vjetorin e Betejës së Kosharës, jetësohet rruga jonë e nisur për Republikë, e organizimin dhe mobilizimin e ushtrisë sonë.
Djemtë dhe vajzat nga ushtria jonë, po na japin krenari, emocion e inspirim, sepse për çdo ditë po korrin suksese në akademitë më me renome ushtarake të botës, duke u shkolluar, e duke u aftësuar për rritjen e vlerës së Forcës së Armatosur të Republikës.
#bashkeiadalim

