Beteja e Mihrijes: ‘Kam vdekur disa herë’

Këngëtarja e mirënjohur, Mihrije Braha, ka folur si kurrë më parë për vështirësitë që ka kaluar në jetë, përfshirë edhe betejën e bashkëshortit të saj, Naim Abazit, me tumorin.

E ftuar tek emisioni “E ardhmja është vajzë”, Mihrije tha se Naimi u diagnostikua para 24 vitesh me tumor dhe për këtë arsye iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë, përcjellë panorama.com.al

Në vitin 1996 diku nga fundi i shtatorit, pikërisht kur ne mendonim se gjithçka ishte në rregull, Naimi më tha se duhet të shkonte në spital. Nuk e mendova se mund të ishte diçka serioze.

Kur ai shkoi tek doktori, i thanë se duhet të bënte një ndërhyrje. Ishte periudha kur ne po jetonim bashkë me familjen e Naimit. Në këtë rast po flas si shtylla mbështetëse e njeriut që po vuante. Kur Naimi filloi me anestezinë, i mbeti loti ndër sy dhe nuk mundi të më jepte një porosi të fundit.

Kam vdekur disa herë dhe jam ngjallur brenda sekondave. Afër kisha nënën e Naimit dhe po mbështesnim njëra-tjetrën, për të mirë na njoftuan se ai ia doli dhe ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Kjo ka qenë një nga ngjarjet që asnjëherë nuk e kisha imagjinuar. Ka qenë shumë e vështirë, sepse unë po luaja dy role.

Para Naimit isha një femër e fortë, por kishte edhe momente që unë dobësohesha. Të vështira kanë qenë edhe netët kur më ka kërkuar të kujdesesha për djalin në çfarëdolloj situate. Unë mundohesha të qëndroja e fortë”,- ka rrëfyer Mihrija.

Megjithatë, pas dhjetë ditëve, këëngëtarja tregoi se ju komunikua nga doktori që tashmë Naimi ishe mirë dhe rezultatet kishin dalë mirë.