Betejën me COVID-19 e humb edhe djali i ish-deputetit të LDK’së
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar sonte se betejën me COVID-19 e ka humbur edhe Xhavit Alimusaj nga Strellci, transmeton Mediafokus.info.
Alimusaj është djali i ish deputetit të ndjerë të LDK-së, Nimon Alimusaj.
Postimi i plotë i Ramosajt:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID19.
Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje.
Ngushëllime të sinqerta familjes!

