Lajm i mirë, shërohen 68 qytetarë të Gjilanit nga COVID-19
Pas një serie lajmesh të zeza, më në fund vjen një lajm i mirë për situatën e COVID-19 në Kosovë, shkruan Mediafokus.info.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se 68 qytetarë të kësaj komune janë shëruar nga COVID-19, ndërkohë që vetëm 13 raste kanë rezultuar pozitivë.
“Në #ditën e 256-të, lajmi i mirë është që në Gjilan i kemi 68 të shëruar nga #COVID19. Gjendja e përgjitshme është kjo: nga 6289 teste, 2363 kanë rezultuar pozitivë, 1716 janë shëruar, 68 persona kanë vdekur, 519 raste i kemi aktive, 78 në hospitalizim dhe 158 mostra në pritje. Apeloj që t’iu përmbaheni tri postulateve për mbrotje nga infeksioni: maska, distanca dhe larja e duarve!”, shkruan Haziri, në Facebook./Mediafokus.info./