Alarmon kirurgu: Në Spitalin e Gjilanit gjendja është tepër e rëndë

Kirurgu Ilaz Poroshtica ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti, pasi sipas tij, nuk po bën asgjë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Në një reagim në Facebook, Poroshtica ka alarmuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjendja është tepër e rëndë.

Ja statusi i plotë i tij:

Që kemi qeveri te dobët e jolegjitime, këtë edhe e kam ditë. Besoj, jo vetëm unë. Por, që do jetojmë në një kohë kur ke përshtypje që nuk ke qeveri fare këtë nuk e kam menduar kurrë.

Gjendja mometale me Covid 19 është katastrofale. Kapacitetet spitalore afër kolapsit. Me kadro vitale te stërngarkuara dhe të sëmurë, me mundësi minimale të ndihmosh pacientin në nevojë, e qeveria dhe ministri  i shëndetësisë me asnjë veprim domethënës.  

E pakta që mund ta bëjnë është bile të lëshojnē rrugë për ata qē kanë dije dhe gatishmëri të bëjnë atë që duhet. Kush nuk beson, le të shkojë në Spitalin e përgjithshëm në Gjilan dhe do e shohë gjendje tepër të rëndë (do ruhem nga termet tjera reale).

Le të jetë ky edhe një apel për të gjithë. E vetmja që na shpëton ështē distanca dhe maska. Për të tjerat ka pak shpresë.