Betejën me COVID-19 e humb edhe profesori, Maksut Maksuti

Profesori i edukatës fizike në Gjilan, Maksut Maksuti, e ka humbur betejën me COVID-19, transmeton Mediafokus.info.

Ai ishte i shtrirë në Repartin e Infektivës në Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit, tash e disa ditë, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19

Pikëllimin me këtë rast e ka shprehur drejtori klinik i Spitalit, dr. Ukshin Ismaili.

“I ndjeri ka qenë profesor i imi dhe i mijëra gjilanasëve. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, nxënësve të tij dhe kolegëve”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.info.

Veterani i arsimit gjilanas ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare./Mediafokus.info/