Betohen 4 deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës është plotësuar me katër deputetë të rinj, të cilët, sipas listave zgjedhore, i kanë plotësuar mandatet e kolegëve të tyre që kanë marrë poste ekzekutive.

Kësisoj, sot betimin e deputetit e kanë dhënë: Faton Bislimi (zëvendësoi Armend Zemajn), Visar Hoti (zëvendësoi Driton Selmanajn), Ismet Beqiri (zëvendësoi Arban Abrashin) dhe Arbrëreshë Krasniqi (zëvendësoi Albulena Balaj-Halimajn).

Faton Bislimi, Visar Hoti dhe Ismet Beqiri janë deputetë të LDK-së, ndërsa Arbrëreshë Krasniqi vjen nga lista Nisma-AKR-PD./mediafokus.info/