Hashim Thaçi: Kushtetuta e qartëson se presidenti e përfaqëson vendin

“Presidenti e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar”.

Kështu ka thënë sot presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, pas homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit për Ditën e Çlirimit të Prishtinës, raporton Mediafokus.ino.

“Dialogun do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitimë të Kosovës. Duhet të ketë energji pozitive dhe përkushtim. S’jemi në garë me njëri-tjetrin. Presidenti i vendit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, gjithçka është e përcaktuar me Kushtetutë. Autoritetet dhe kompetencat janë të qarta dhe mendoj se në asnjë drejtim s’ka asnjë dilemë”, ka thënë Thaçi./Mediafokus.info/